Shërbime të Plotë Ligjore dhe Financiare
Ne ofrojmë mbështetje të plotë ligjore dhe financiare në çdo hap të procesit të blerjes, shitjes apo zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ekipi ynë siguron siguri juridike, analizë të plotë dokumentacioni dhe zgjidhje të personalizuara për individë, biznese dhe investitorë vendas apo të huaj.
Nga verifikimi i pronës dhe përgatitja e kontratave, deri te ndërmjetësimi me bankat për financim hipotekar, ne kujdesemi që çdo vendim të jetë i mbrojtur dhe i qëndrueshëm.
1. Konsulence dhe Shërbime Ligjore për Pasuri të Paluajtshme
Ekspertiza jonë përfshin të gjithë ciklin e transaksioneve të pasurisë — nga verifikimi i pronësisë dhe statusit ligjor deri te përgatitja e kontratave të personalizuara të shitblerjes, qirasë, ndërtimi apo zhvillimi. Ekipi ynë ligjor mbështet gjithashtu klientët në çështje që lidhen me administrimin e pronave.
Hartimin dhe negocimin e kontratave të shitblerjes
Përgatitje profesionale e kontratave të shitblerjes me mbrojtje të plotë juridike të interesave tuaja.
Këshillim për pronarë dhe qiramarrës
Asistencë juridike e plotë për marrëdhëniet mes pronarëve dhe qiramarrësve, duke siguruar të drejta të barabarta.
Themelimin dhe zbatimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme
Procesim i plotë juridik për themelimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përputhje me ligjin shqiptar.
Proceset e bashkimit, ndarjes apo transferimit të pronave
Ekspertizë në proceset komplekse të bashkimit, ndarjes dhe transferimit të pronave me procedura ligjore të sakta.
Qëllimi ynë
T'u sigurojmë klientëve vendime të informuara dhe transaksione të mbrojtura ligjërisht, që sjellin vlerë dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
2. Këshillim për Financim nga Bankat dhe Institucionet Financiare
Përveç asistencës në transaksione pronësie, ofrojmë edhe këshillim ligjor dhe ndërmjetësim për klientët që kërkojnë financim për blerjen ose zhvillimin e pasurive të paluajtshme. Shërbimet tona fokusohen në bashkëpunim të sigurt dhe transparent me bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që operojnë në Shqipëri.
Konsulencë për strukturimin e financimit
Analizë dhe planifikim strategjik për strukturimin optimal të financimit të pronave tuaja.
Përgatitjen dhe negocimin e kontratave të kredisë, hipotekës dhe qirasë-financiare
Përgatitje profesionale dhe negocim i kushteve më të favorshme për kontrata kredie dhe hipotekore.
Verifikim ligjor të pasurisë dhe dokumentacionit për financim
Kontroll të plotë juridik të dokumentacionit të pronës për të siguruar pranimin për financim.
Ndërmjetësim me bankat dhe vlerësim të kushteve kontraktuale
Lidhje direkte me institucionet financiare dhe analizë e ofertave më të mira të disponueshme.
Mbështetje në procedurat e disbursimit dhe procedurat e regjistrimit te pronave
Asistencë e plotë gjatë procesit të disbursimit të fondeve dhe regjistrimit të pronës.
Zgjidhje mosmarrëveshjesh që lidhen me marrëveshje financiare
Mediatim dhe zgjidhje e konflikteve që mund të ndodhin gjatë marrëveshjeve financiare.
Qëllimi ynë
Të sigurojmë që çdo klient të marrë financim të përshtatshëm, ligjërisht të mbrojtur dhe në kushte të favorshme, duke ruajtur integritetin e transaksionit dhe pronësisë së tij.